Para se Stormi Webster të vinte në jetë, nënës së saj Kylie Jenner i duhej që të gjente emrin perfekt për të. Në një intervistë me artistin e makijazhit, James Charles, Kylie tha se ajo ndryshoi mendje në minutën e fundit.
Ajo i pëlqente emrat që lidheshin me natyrën, që e çoi atë në zgjedhjen e Stormie (Stuhia).
“Kisha zgjedhur emrin Stormi, por më pas mendova dua atë prapashtesën “ie”, si të emrit tim, Stormie”, tregon Kylie.
Më 4 shkurt Kylie njoftoi se ishte bërë nënë për herë të parë dhe priti deri më 6 shkurt për të zbuluar emrin. Ishte e vendosur që të mbante emrin Stormie, por donte kohë ta mendonte, derisa ta bënte publike.
“Bleva gjëra të ndryshme për të me emrin e saj Stormie. Nuk e kisha zgjedhur përfundimisht emrin, doja një javë mes meje dhe asaj që të shikoja nëse doja ta ndryshoja. Kisha një emër tjetër në mendje, por e ndjeja që kur ajo ishte në barkun tim se Stormi i përshtatej. Dukej sikur e zgjodhi ajo vetë emrin”, tregon 21-vjeçarja.
Në momentin kur e pyetën për ta regjistruar vogëlushen, ajo tha emrin Stormi, duke ndryshuar mendje në fraksionin e sekondës.
“Ata më pyetën nëse isha e sigurt dhe unë e pohova. Në kuptimin e plotë të fjalës e ndryshova emrin aty për aty. Më pas mbylla telefonin dhe isha: ‘Pra, kjo është emri i saj’”, shprehet Jenner.
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...