Kylie Jenner duket plot shkëlqim në veshje sportive gjatë një dalje në Los Angeles

12:23 | 8 Mars 2022
A. B.

Kylie Jenner u pa me një dukje të thjeshtë dhe e relaksuar të hënën (7 mars) në Los Angeles, një muaj pasi solli në jetë fëmijën e saj të dytë.

Miliarderes 24-vjeçare iu bashkua vajza e saj katërvjeçare Stormi  të cilën e ka me reperin Travis Scott, 30 vjeç, së bashku me djalin e tyre të porsalindur Wolf , teksa tregoi figurën e saj pas lindjes me një palë dollakë të zeza.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ishte i izoluar gjatë gjithë shtatzënisë së saj, teksa udhëhoqi pasojat nga tragjedia e festivalit muzikor të Scott-it “Astroworld” në Huston më 5 nëntor, ku humbën jetën 10 persona.

Bukuroshja brune kishte veshur një pulovër kremi për daljen e saj të cilën e përshtati edhe me një palë atlete të bardha.

Megjithatë, aksesori i saj më i shtrenjtë ishte në dorën e saj dhe dukej të ishte një çantë luksoze “Hermes Birkin”, me një çmim për mbi 250 mijë.

Ylli televiziv vazhdoi të qëndronte e sigurt nga COVID-19 dhe mbante një maskë “SKIMS” në fytyrën e saj, shkruan DailyMail.

Bukuroshja brune la flokët e gjata të errëta të ndara në mes dhe të valëzuara butësisht, duke i rënë në fund të shpinës.

Pavarësisht se është një nënë e zënë me dy fëmijë, në veshje sportive dukej plot shkëlqim, me vetulla të përcaktuara mirë dhe rimel në kapakët e saj.

Ylli i mediave sociale dhe biznesmenja kishte gjithashtu një manikyr të pastër francez, si dhe një palë vathë diamanti të ndezur në veshët e saj. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme