Dita e lindjes së fëmijës së saj po afron por duket se një gjë e tillë nuk e lumturon aspak Kylie Jenner.
Sipas raportimeve të “Hollywoodlife”, bukuroshja duket se është penduar për faktin se babai i fëmijës së saj është reperi Travis Scot.
Sipas shkrimeve në media rozë Kylie kalon më shumë kohë në shtëpinë e mamasë së saj, pasi Travis është shumë i zënë me koncertet e tij nëpër botë, e nuk ka qëndruar afër saj në muajt e shtatzanisë.
E duket se një gjë e tillë e ka distancuar çiftin dhe ka sjellë pendesën e bukuroshes e cila me partnerin e saj është njohur në prill të vitit të kaluar.
Pak muaj pas njohjes në media u publikua lajmi i pritjes së ëmbël nga Kylie.
Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim ardhjen në jetë të fëmijës dhe më pas vazhdimësinë e lidhjes midis çiftit./TCH/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...