Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, aktualisht ka vetëm vajzën Stormi me ish-partnerin e saj, reperin, Travis Scott, por ajo do të ndjekë hapat e motrës Kim Kardashian West, e cila tashmë ka fëmijët: North, Saint, Chicago dhe djalin Psalm.
Duke folur në një video të ndarë në YouTube bashkë me Kim, 22-vjeçarja tha: “Unë dua të shoh veten time me katër fëmijë, por nuk e di kur”.
“Nuk kam kohë të caktuar për këtë. Nuk e di nëse do kem katër fëmijë nesër apo në shtatë vitet e ardhshme”.
Kim, 39-vjeçe, e siguroi atë që është e mundur të kesh katër fëmijë dhe të kesh një karrierë të suksesshme po ashtu, por çelësi për të është “të qenit i organizuar me të vërtetë”.
Bukuroshja zeshkane shpjegoi: “Jetë vërtet e organizuar. Unë mendoj se është çelësi vetëm për të qenë i suksesshëm. Është e vështirë, shumë punë por mund ta bësh plotësisht”.
Kylie pëlqen se sa të ndryshëm janë fëmijët e tyre, pasi Stormi e urren që të fotografohet, por Chicago është e fiksuar kur pozon para kamerës me vëllanë e saj.
Kylie tha: “Ajo që unë dua më shumë për Chicikagon, e cila është vërtet qesharake, është se asaj i pëlqen të bëjë fotografi”.
“Dhe Stormi jo. Stormi është si: “Jo nënë, nuk dua fotografi”. /Telegrafi/
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person
Gramosi nga Prishtina, personazhi i dytë nga “xhuxhat” që u ...
Kore e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, mbi 120...