Miliarderja me re në botë, Kylie Jenner, është tejet e shqetësuar pas përhapjes së koronavirusit në mbarë globin.
Kylie, së fundi ndau me fansat e saj në Instagram, shumë prej të cilëve janë të rinj një postim që të mos mendojnë se janë në rrezik për përhapjen e virusit që ka marrë jetën e 100 amerikanëve deri më tani, shkruan portali arbresh.info
Ajo kërkon nga të gjithë të ‘karantinohen’ duke shtuar se të gjithë duhet të grumbullohemi për të mos ‘rrezikuar’ veten ose të tjerët, shkruan DailyMail.
Sipërmarrësja e produkteve të kozmetikës, e cila ka fitime neto prej një miliardë dollarësh e ndau postimin e saj në një sfond të kuq dhe portokalli duke shtuar një zemër të bardhë.
“Shpresoj që të gjithë të ndjehen mirë!”, filloi shkrimin Kylie.
“Është kaq e rëndësishme tani për t’u futur në karantinë për të siguruar që nuk po rrezikojmë veten ose askënd që nuk mund të afektohet me këtë virus”, deklaroi Kylie.
Ndryshe, Kylie duket se po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj Hidden Hills, Kaliforni, me fëmijën e saj Stormy dhe të dashurin e saj, Travis Scott. /arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?