Bukuroshja amerikane e cila është motër e Kim Kardashian, konsiderohet prej femrave më atraktive në botë.
Kylie Jenner, që nga kohë kur është bërë nënë i është përkushtuar më shumë vajzës dhe familjes së saj.
Ajo është një nga femrat më të ndjekura në rrjetet sociale ku edhe poston imazhe të shumta nga aktivitete e saj të përditshme, shkruan portali arbresh.info.
Në një video të hedhur në Instagram, Kylie ka treguar se si përfundon një natë për të, shtëpia e 21 vjeçares shihet e mbuluar me trëndafila të kuq dhe qirinj të ndezur, ajo nuk ka treguar se nga kush është befasia, por ishte e lumtur për këtë befasi të këndshme, Në këtë rast u pa edhe shtëpia e saj luksoze e cila dukej edhe më e bukur e rrethuar me këta trëndafila të kuq.
https://www.instagram.com/p/Bp3WiIZnSOg/
“Një mënyrë perfekte për ta përfunduar natën” ka shkruar në foto.
Ajo ka linjën e saj personale të kozmetikës ‘KYLIE’ dhe është një prej femrave më të pasura në botë.
Ndryshe, Kylie është në lidhje me reperin Travis Scott, dhe në shkurt të vitit të kaluar u bë nënë e një vajze të cilën e quajti Stormi. /arbresh.info/
Arrestohet një person në Zveçan për armëmbajtje pa leje, sek...
Policia shqiptoi 1 mijë e 554 gjoba trafiku për një javë në ...
Von der Leyen vazhdon turin ballkanik – nesër vjen në Kosovë
Përfshihet nga zjarri një veturë në Ferizaj
Arrestohet një burrë nga Deçani, vodhi pyllin
Kush do të jetë banori i parë që do të largohet nga shtëpia ...