Bukuroshes i kishin thënë mjekët se nuk mund të mbetet shtatzënë në mënyrë të natyrshme, prandaj ajo fëmijën që është duke e pritur e ka quajtur ‘një mrekulli’.
Dhe derisa përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë pyetur vazhdimisht se kush është babai, ajo ka vendosur të flasë për The Sun on Sunday, në mënyrë që t’u japë fund thashethemeve që po i shkaktojnë stres.
“Kyle Walker dhe unë po e presim një fëmijë që do të lindë në prill dhe është ngjizur në një periudhë kur që të dy ishim të ndarë nga partnerët tanë të mëparshëm”.
“Kjo është hera e fundit që komentoj për këtë çështje dhe vetëm do ta vazhdoj rrugëtimin pozitiv përpara”, ka deklaruar modelja.
Walker dhe Lauryn, të dy 29 vjeç, kanë pasur një lidhje të shkurtër në verën e kaluar, kur bukuroshja ishte ndarë nga agjenti i futbollit, Dane Rashford (vëllai i Marcus Rashford).
Ndërsa Kyle ka qenë duke bashkëjetuar me partneren e tij prej kohësh, 27-vjeçaren Annie Kilner, kur kishte pasur aferë me modelen.
Asokohe, ai dhe Annie kishin pasur probleme në lidhje, ashtu që futbollisti kishte pasur disa afera, duke e përfshirë edhe modelen dhe yllin televiziv, Laura Brown. /Telegrafi/