Viti që po lëmë pas 2023 padyshim që është i moderatores nga Shqipëria, Kiara Tito.
Në këtë vit, jeta e saj ndryshoi plotësisht duke filluar nga pjesëmarrja në spektaklin BBVA2, njohja me këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli, martesa me të e së fundmi edhe pritja për ardhjen në jetë të fëmijës të saj të parë, shkruan Arbresh.info.
Teksa e thotë me zë të lartë se ndihet më e plotësuar se kurrë, prezantuesja e Fun Club DWTS nuk harron të falënderoj mbështetësit e saj.
Në rrjetin social Instagram, Kiara ka publikuar disa imazhe të reja teksa shfaqet me barkun e saj të rrumbullakësuar dhe më një nur të mahnitshëm bukurie.
“Ja që ëndrrat bëhen realitet dhe ka një dritë atje lart për këdo që fantazon dhe beson. Ky mund të jetë viti jot, kështu që kurrë mos i humb shpresat”, janë disa nga fjalët që ka shkruar Kiara krahas fotografive në urimin e saj për Vitin e Ri 2024.
Ndërsa, bukuroshja sot ka bërë prezantimin e fundit të Fun Clup DWTS ndërsa ka paralajmëruar për projekte të reja./Arbresh.info
Haliti tregon si ndodhi pajtimi mes Gazmend Muhaxherit dhe f...
Arioni qan me dënesë pas largimit të Dianës
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...