Një synetllëk ka bërë bashkë politikanë të taboreve të ndryshme.
Politikanë nga koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe nga Lëvizja Vetëvendosje aktualisht po argëtohen bashkë në një aheng të organizuar nga këngëtari i mirënjohur Meda.
Kryetari i Prishtinës, njëherësh zyrtar i lartë i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj, deputeti nga radhët e Nismës, Milaim Zeka dhe deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi janë ulur në një tavolinë në synetllëkun e djemve të Medës.
Zeka i PAN-it ka publikuar dy fotografi nga ahengu në llogarinë e tij në Facebook, duke bërë shaka me çështjen e votave për formimin e institucioneve.
“Edhe sonte kemi ra ne hall: dy me dy! Nuk po i kemi votat. Rexhes po i tham hajde me ne, Shpendi po thote duhet me mendu, Rasimi po ju thote s keni çka me mendu, une po ju them qysh po e shoh Ramushin te gezueshem, garant i ka siguru numerat…
Te gjithe po knaqemi te Meda ne Feste familjare”, ka shkruar Zeka. /Express
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok