Edhe pse kanë kaluar plot 21 vite nga ndarja e parakohshme nga jeta e dukeshës së Uellsit, Princeshës së vetme të popullit, lady Dianës, ajo vazhdon të mbetet një nga personazhet më të diskutuara e të dashura të familjes mbretërore.
E njohur për karakterin e saj rebel, ndjenjën e së drejtës, të vërtetës dhe përgjegjësisë, por edhe stilit të pagabueshëm princeshë Diana do të arrinte të fitonte zemrat e të gjithëve, madje edhe të Meghan dhe Kate që nuk patën mundësi ta njihnin nga afër.
Të dy dukeshat kunata janë përpjekur që në daljet e tyre publike të ripërdorin bizhuteritë ose kurorat e lady Dianës, të zgjedhin veshje që evokojnë stilin e saj apo të vazhdojnë me punën e saj humanitare dhe profeministe. Por mesa duket kanë edhe diçka tjetër të përbashkët me të, një tipar që me siguri William dhe Harry e kujtojnë me nostalgji nga mamaja e tyre: një nishan mbi buzë. Nishani i Princeshë Dianës ndodhet në anën e majtë, pak mbi buzën e sipërme, dhe po të shikoni me kujdes edhe Meghan Markle e ka ekzaktësisht në po të njëjtin pozicion nishanin e saj. Ndërkohë, Kate, ka po ashtu të njëjtën shenjë veçse në anën tjetër të buzës. Tani nuk e dimë me siguri cilat kanë qenë arsyet që princat William dhe Harry janë tërhequr nga bashkëshortet respektive,dukesha e Cambridge dhe ajo e Sussex-it, por me siguri që një ndër to është edhe ngjashmëria fizike me mamanë e tyre.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...