Rep-artistja Tayna aksidentalisht dje përfundoi në një tabloidet më të mëdha britanike.
E përditshmja DailyMail e ngatërroi atë me miken e ngushtë të reperit Tyga, e cila gjithashtu quhet Tayna.
Mediumi britanik po raportonte për prezencën e reperit me famë botërore në protestën paqësore të zhvilluar në Hollywood, për luftën kundër racizmit.
Ai ishte i shoqëruar nga shoqja e tij Tayna, teksa DailyMail gabimisht vendosi disa fotografi të reperes shqiptare Doruntina Shala (Tayna) në artikullin e tyre.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe vet reperja 23-vjeçare, e cila aktualisht ndodhet në Holandë.
Ajo publikoi në InstaStory një fotografi nga “Dam Square” në Amsterdam, duke shkruar me shaka në mbishkrimin e saj: “N’LA, Zvicër a n’Amsterdam? Unë jam gjithkund”.
Mesa duket edhe vet rep-artistja me prejardhje nga Prizreni e ka marrë me sportivitet ngatërresën që DailyMail ka bërë./aktuale/
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë