Google ADS

Ky është propozimi i parë për martesë në Big Brother

16:25 | 15 Prill 2017
Arbresh.info

Dona dhe Musa janë një nga çiftet që u formuan në shtëpinë e beqarëve e që zgjodhën që të luanin bashkë në këtë Big Brother. Më shumë se për lojë ata kanë filluar të ndjejnë vërtet për njëri-tjetrin e kjo vihet re nga afrimiteti dhe bisedat që ata bëjnë kur janë vetëm.

Musa është i paqartë se çfarë do të bëjë pas eksperiencës “Big Brother”, ndërsa Dona i ka të qarta planet.

Ndërsa ajo i tregon se pas “Big Brother” do të shkojë të takojë familjarët e saj, Dona i kërkon Musës që të vejë edhe ai në Shkodër, e me këtë rast të martohet, duke qenë se e ka thënë shpesh “Jam bërë për t’u martuar”.

Musa duke qeshur shprehet se nuk ka për ta bërë, por Dona nuk dorëzohet duke ia bërë më të qarta qëllimet e saj.

“Nëse ne vazhdojmë edhe jashtë, a do ta bëje?” e pyet Dona, e përgjigjja e Musës tanimë është pozitive “Normale që po”.

“Po mendoj që tani je e vërtetë, para ca ditësh nuk e mendoja këtë gjë, thash ‘ok’ do luaj ajo, do luaj edhe unë, por unë nuk di të luaj, se nuk i bëj gjerat pa ndjerë”, i thotë Musa, Donës, duke i nënkuptuar se ka besimin se çifti i tyre nuk është më thjesht për lojën, por ka edhe diçka më tepër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme