Ky është postimi më i pëlqyer në Instagram për vitin 2017

08:35 | 30 Nëntor 2017
Arbresh.info

Duket se fotografitë e grave shtatzënë dhe të foshnjave kanë qenë ndër më të pëlqyerat gjatë vitit 2017.

Në vendet e para për nga pëlqimet janë Beyonce, Selena Gomez dhe Cristiano Ronaldo, shkruan The Independent, transmeton portali arbresh.info.

Pëlqimet janë përqendruar te foshnjat dhe shtatzënia, duke shfaqur se rreth 600 milionë përdorues të Instagramit përkrahin idenë e të qenit nënë.

Postimi në Instagram i Beyonce ku paralajmërohej shtatzënia e saj morri 11.180.238 pëlqime dhe theu rekordin për postimin më të pëlqyer në këtë media sociale.

https://www.instagram.com/p/BP-rXUGBPJa/?hl=en&taken-by=beyonce

Në anën tjetër, Cristiano Ronaldo dëshmoi se lindja e vajzës së tij ishte po aq e veçantë ka mbledhur plot 11,028,821.

http://www.instagram.com/p/BbaImIfFr0h/?hl=en&taken-by=cristiano

Në vendin e tretë është postimi i Selena Gomez , në të cilën falënderoi mikeshën e saj të ngushtë për transplantimin e veshkave. Postimi morri 10.312.736 pëlqime.

https://www.instagram.com/p/BZBHr4Pg5Wd/?hl=en&taken-by=selenagomez

Në përgjithësi, duket që çelësi për të siguruar sa më shumë pëlqime në Instagram është shumë e thjeshtë – mjafton të ngeleni shtatzënë, mundësisht me binjakë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme