U vendosën shumë baste, por më në fund, askujt nuk ia merrte mendja për emrin që prindërit e rinjë, Meghan Markle dhe Prince Harry do t’ia vendosnin djalit të tyre.
Bastet u vënë për emrat, James, Arthur, Eduard, ndërsa për emrin Archie nuk i vajti mendja askujt, transmeton portali arbresh.info
Archie është versioni i shkurtë i emrit Archibald, emër tradicional skocez, që do të thotë “i vërtetë, i guximshëm dhe trim”.
Ndërkohë, Harrison është me prejardhje aborigjene dhe, në një nderim për hir të babait, që do të thotë “biri i Henryt”, ose “biri i Harry”.
Çifti nuk bëri të ditur pse ata kishin zgjedhur emrat, por Archie është një emër gjithnjë e më i popullarizuar në Britani dhe ishte ndër 20 emrat më të zakonshëm për djem gjatë vitit 2017.
Foshnja nuk do të ketë titullin mbretëror si kushërinjtë e tij, Duka dhe Dukesha e fëmijëve të Kembrixhit, por do të njihen thjesht si Master Archie./arbresh.info/
“E ka çuar VV-në në 50% dhe mund ta çojë në 80%” – Basha për...
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...
Arrestohet një person pranë Kapitol, u kap me armë zjarri
Morata ndëshon ish-klubin e tij, Milani në epërsi pas pjesës...