Ariana Grande ndaloi një minutë gjatë koncertit të saj “One Love Manchester” për të dhënë një falim prekës dhe të shpjegojë pse ajo i këndoi disa këngë të caktuara.
“Para se të shkojmë më tej, dua t’ju falënderoj të gjithëve nga thellësia e zemrës sime që jeni këtu sot. Unë ju dua shumë”.
“Faleminderit. Unë dua t’ju falënderoj aq shumë për t’u bashkuar dhe për të qenë aq të dashur dhe të fortë dhe unifikuar. Unë ju dua aq shumë dhe mendoj se lloji i dashurisë dhe unitetit që po shfaqim është ilaçi që bota ka me të vërtetë nevojë tani. Kështu që unë dua të ju falënderoj që jeni kështu”.
Ariana më pas foli edhe për një takim me njërën nga nënat e viktimave gjatë fundjavës dhe se si kjo përvojë e ndryshoi gjithë listën e vendosur për koncertin, njofton Klan Kosova.
“Dhe dua gjithashtu të them se kam pasur kënaqësinë të takoj mamanë e Olivia [Campbell] disa ditë më parë,” shtoi Ari.
“Dhe sapo e takova, fillova të qaj dhe i dhashë një përqafim të madh dhe ajo tha se unë duhet të ndalem duke qarë, sepse Olivia nuk do të donte që unë të qaja. Dhe më pas ajo më tha se Olivia do të donte të dëgjonte këngët”.
“Kjo do të thotë që kemi pasur një shfaqje krejtësisht të ndryshme dhe kemi pasur një provë dje, ku kemi ndryshuar gjithçka dhe këtë mbrëmje ka qenë aq e lehtë dhe e mbushur me argëtim dhe dashuri dhe energji të ndritshme dhe unë dua t’ju falënderoj për këtë”, përfundoi ajo.
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...