Kush tha që Dafina u shua? Ja ku ka kënduar ajo mbrëmë

18:22 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Këngëtarja  e njohur Dafina Zeqiri ka disa kohë që ka çarë në tregun ndërkombëtar me këngën e saj të parë “Four Seasons”.

Dhe Dafina Zeqiri është në rrugë të drejtë për këtë ëndërr të madhe.

Mbrëmjen e kaluar ajo ka dhënë një koncert në New York si e ftuar speciale.

Instagrami i saj është mbushur nga video të interpretimit të Dafinës në skenë, ndërsa këngëtarja dukej e thjeshtë në paraqitje, e veshur tërësisht në të zeza dhe me atlete.

Ajo ka performuar muzikë të gjallë, duke dëshmuar që ka goxha talent, përderisa para shfaqjes ka marrë bekimet e nënës së saj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme