Ata janë ndër aktorët më të pëlqyer në Turqi, por a e dini se disa prej tyre kanë origjinë shqiptare? Zbuloni në galerinë e mëposhtme se cilët janë këta aktorë!
Baris Arduc -Omeri i “Dashuri me qira”, edhe pse ka lindur në Zvicer, ka origjinë shqiptare. Madje, aktori di gjithashtu të flasë shqip.
Kivanc Tatlitug- Ylli i serialeve turke ka pranuar në një intervistë se ka origjinë shqiptare.
Deniz Barut- Aktori ka zbuluar prejardhjen e tij shqiptare në një urim që i ka bërë të atit. “I dashur baba, i forti baba. Sot është ditëlindja jote. Së bashku, edhe shumë vite të lumtura. “Ti bëhu shumë i fortë dhe qendro gjithmonë pranë nesh. Shqiptari inatçor, të dua babi.” – ka qenë urimi i aktores, shkruan Living
Halit Ergenc -Ai njihet nga të gjithë si Sulejmani i Madhërishëm. “Më duhet të them se të parët e mi nga ana e mamasë në Periudhën Osmane kanë ardhur në Turqi, pra babai i gjyshit të saj ka qenë shqiptar. Mund të them me gojën plot se në damarët e mi ka gjak shqiptari” – ka thënë aktori në një intervistë.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...