Google ADS

Kush ia bëri fustanin Lules gruas së Medës që ia lakmuan në ahengun që e pati?

00:31 | 31 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Mehdin Përgjeqaj dhe bashkëshortja e tij Luljeta ditë më parë kanë bërë djemtë e tyre synet, ku me këtë rast ata shtruan një darkë gëzimi.

Në këtë darkë ishin të ftuar shumë fytyra publike, duke filluar nga kolegë të Medës, e artistë të ndryshëm dhe politikanë.

Të gjithë shkëlqyen, por në sy më së shumti ra nikoqirja, zonja e shtëpisë Luljeta, nëna e bukuroshëve shkak i të cilëve u bë kjo festë. Lulja ishte veshur me një fustan shumë të veçantë, shkruan “Kosovarja”.

Të gjithë i kishin sytë nga ajo, dukej tamam si një princeshë e dalë nga përrallat!

Meda dhe fëmijët i rrinin përkrah, ndërsa Lulja dukej femra më e lumtur në botë.

Të gjithë filluan të pyesnin se kush ia bëri këtë fustan kaq të bukur, dhe vërtet fustani ishte shumë i bukur. Por, në trupin e Lules dukej akoma edhe më i bukur fustanin që do ta shihni më poshtë.

 E për këtë fustan të zonjës Lule është përkujdesur dizajnerja Lumnije Krasniqi, pronare e “Tabja Sposa” Prishtinë.

Vërtet Lumja ka bërë një punë shumë të mirë. Dhe kur një femër si Lulja e vesh punën e saj, nuk ka koment. Po ashtu edhe vajza e Medës dhe Lulës duket sikur një princeshë e vogël.

lulja

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme