Ndarja nga jeta e themelueses së L’Oreal e ka zhvendosur qendrën e vëmendjes në një trashëgimtare 64-vjeçare, e cila është tashmë gruaja më e pasur në botë.
Francoise Bettencourt Meyers i është shmangur jetës sociale, që dikur e ëma e saj Liliane Bettencourt kishte përqafuar.
Meyers njihet për faktin që luan në piano për disa orë në ditë dhe se ka shkruar dy libra: një studim me pesë volume mbi Biblën, si edhe genealogjinë e perëndive greke.
“Ajo jeton brenda mburojës së saj, jeton kryesisht brenda kufijve të familjes së saj”, shprehet Tom Sancton, autor i librit “Çështja Bettencourt”.
Ky lloj izolimi do t’ia bëjë të vështirë të qëndrojë në krye të pasurisë së katërt më të madhe në Europë. Përmes kompanisë së familjes së saj ‘Tethys’, Francoise tashmë merr përsipër 33% të aksioneve në prodhuesin e kozmetikës, me një vlerë sipas Bloomberg që arrin në 43.3 miliardë dollarë.
Pas vdekjes së të ëmës, Francoise deklaroi se “në këto momente të vështira, do të doja të theksoja se përkushtimi dhe besnikëria e familjes do të mbetet ndaj L’Oreal dhe duam të rinovojmë besimin tonë ndaj presidentit të saj Jean-Paul Agon dhe ekipeve të tij në mbarë botën”.
Në këtë mënyrë investitorët u bindën se gjigandi i kozmetikës do të vazhdojë kursin e nisur, shkruan Konica.
Vetë aksionet e kompanisë e mbyllën ditën e premte me një rritje prej 2.46 %, bazuar në skenarët e mundshëm që flasin për blerjen e aksioneve të mbetura nga Nestle, e cila zotëron 23% të L’Oreal.
Teksa vlera e L’Oreal në treg kapërceu 100 miliardë euro këtë vit, edhe pasuria e Bettencourt-ëve u rrit me 19.6%.
Sa i takon indeksit të grave më të pasura në botë, ajo renditet e para me 5.4 miliardë dollarë më shumë se Alice Walton, trashëgimtare e Wal-Mart.
Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëv...
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...