Luiz Ejlli, një emër jo edhe shumë i njohur për gjeneratat e reja.
Ani pse kishte përfaqësuar Evrovizionin në vitin 2006, largimi nga Shqipëria e la artistin me një zë të mrekullueshëm në hije.
Ai më 24 dhjetor u bë pjesë e “Big Brother Vip Albania”, dhe sot është njeriu më i përfolur dhe më i klikuar në internet.
Vetëm në platformën e TikTok-ut emri i Luiz Ejllit ka më shumë se 644 milionë ‘hashtag’-s ndërsa ka mbi 87 milionë MS të tjerë.
Ndërkohë në anën tjetër edhe këngët e tij të publikuara vite më parë kanë shënuar rritje enorme klikimesh në kanalet e YouTube.
Kënga “Zjarr e ftohtë” me të cilën artisti përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2006” numëronte mbi 200 mijë klikime teksa tani ka 3.9 milionë klikime.
Kënga që ai e publikoi brenda në shtëpi, kushtuar partneres së tij Kiara Titos, “Me ty”, numëron plot 14 milionë klikime.
Pas kësaj në Instagramin e tij të parë ai numëronte afro 700 mijë ndjekës, më pas u bllokua dhe Kiara ia rihapi prapë një tjetër ku brenda një ore numëroi plotë 100 mijë ndjekës.
Vlen të përmendet se për Luizin, ndjekësit e tij organizuan edhe protestë para Top Chanel-it.
Dhe është pretendenti kryesor për ta fituar çmimin e madh./Arbresh.info/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...