Google ADS

Kush do jetë çifti i parë në “Përputhen”? Antonela befason me përgjigjen

17:27 | 11 Mars 2021
A. B.

Antonela ka habitur të gjithë me përgjigjen rreth asaj se kush do të jetë çifti i parë i “Përputhen”.

Dy konkurrentet e “Përputhen”, Antonela dhe Lediana komentohen shumë lidhur me zënkat e tyre për Mevlanin.

Antonela dhe Lediana janë përqendruar të dyja tek i njëjti person, pëlqimin për të cilin nuk e fshehin.

Së fundi, në një faqe në rrjete sociale ishte pyetja se kush do të dalë çifti i parë nga “Përputhen”, ku nuk mungoi përgjigja e Antonelës.

Ani pse e pëlqeu haptas pëlqimin për Mevlanin dhe u përplas në emision bashkë me Ledianën për të, Antonela mendon se ata të dy do të dalin të përputhur nga emisioni.

“Ledjana, Mevlan, ku mund ta marr dhuraten un?”, ka shkruar Antonela, ku pasuan komentet e ndjekësve, të cilët e pyesnin se a ka hequr dorë nga Mevlani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme