Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mirëpritur në takim rock-këngëtarin e njohur nga Ferizaj, Mentor Haziri.
Kurti me anë të një postimi në Instagram theksoi se bashkë me Mentorin në takim ishte edhe vëllai i tij, Fatlum Haziri.
I pari i ekzekutimit kosovar ka pranuar një dhuratë nga artisti, një album me këngë të titulluar “Zani”.
Në mbishkrimin e fotografisë, Kurti shkroi se takimi me dy vëllezërit artistë ishte mjaft produktiv.
“Mentori dhe Fatlumi, dy vëllezërit Haziri artistë, këngëtar e regjisor, ishin në zyrën time. Mentori së fundmi ka nxjerrë albumin e tij “Zani”, me 7 këngë: Zani, Vajza e Vuthajve, Bajram Curri, Braktisun, Festa, Mara dhe Qëndro. Albumi është bashkëpunim me një ekip të talentuar irlandez të cilët janë të njohur në botën e muzikës. Në mes të bisedës së gjerë për artin te ne, atë e falënderova për kontributin e madh që e ka dhënë tash e sa vite për skenën tonë kulturore”, ka shkruar Albin Kurti në Instagram./Arbresh.info/
View this post on Instagram
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?