Google ADS

Kurti e Konjufca bëjnë bën homazhe pranë arkivolit të regjisores Berisha

14:52 | 30 Qershor 2022
A. B.

Për rreth një orë në Teatrin Kombëtar, të enjten pasdite qëndroi arkivoli i regjisores dhe producentës Vjosa Berisha, e cila vdiq pas një beteje me sëmundjen e kancerit në një spital në Londër.

Qytetarë, miq e dashamirë, kanë bërë homazhe në nderim të saj.

Homazhe pranë arkivolit të Berishës, kanë bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kryetarë partie e shumë deputetë të partive politike.

Duke folur për kontributin e Vjosa Berishës, kryeministri Albin Kurti, tha se falë punës së saj, Kosova u bë vend i njohur për shumë artistë të njohur dhe u fut në hartën e kulturës botërore.

“Sot po ja japim lamtumirën e fundit artistes, regjisores, udhëheqëses artistike, organizatores Vjosa Berisha. Kujtimet për të cilën mbeten të pashlyeshme e të paharrueshme për të gjithë ne që e njohëm atë. Prishtina si kryeqytet i Kosovës, artdashësit dhe qytetarët kanë mbetur pa një grua e cila me pozitivitetin e saj por edhe me talentin e saj i dha shumë kulturës dhe artit tek ne, përfshirë këtu filmat dhe festivalin që e organizoj “Prifest” i cili u bë një vend në të cilin ne takonim artistë e aktor nga bota që edhe vizitonin Kosovën por edhe kontribuonin për vendin tonë që të futet në hartën e artit dhe kulturës botërore”, tha Kurti.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se regjisorja dhe producentja Vjosa Berisha, më shumë ka qenë ambasadore e shquar e kulturës së Kosovës.

“Së bashku me kryeministrin Kurti, bëmë homazhe për nder të regjisores dhe artistes sonë të rëndësishme e të popullit, Vjosa Berisha e cila na ka lënë mbrapa një trashëgimi shumë të çmueshme të kulturës dhe artit. Ajo ka qenë edhe producentë e regjisore e filmit dhe regjisore por mbi të gjitha ka qenë ambasadore e shquar e kulturës dhe artit tonë. Ajo ishte një aktiviste e cila i ndihmoi shtetit të Kosovës shumë”, tha ai.

Të ngjashme