Dasmat e shumta e glamuroze, siç duket po e pengojnë pak këngëtaren e famshme shqiptare.
Enca Haxhia, është bezdisur nga buja që bëri dasma e Xhensila Myrtezajt me aktorin Bes Kallaku.
Por Enca, ka nja dy fjalë për gjëra të tilla. Në profilin e saj në Instagram, ajo ka shkruar disa fjalë thumbuese për dasmat shqiptare, që zakonisht janë të zhurmshme dhe me shumë të ftuar.
“Me gjithë këto dasma që po ndodhin, kam filluar të mendoj për timen. E dini çfarë? Askush s’do ta dijë kur të martohem unë dhe se ku do martohem. Ndoshta tashmë jam e martuar dhe ju s’e dini”, ka shkruar këngëtarja, duke shtuar më pas se dasmën do donte ta bënte në një vend të izoluar nga bota, me 10-të të ftuar.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...