Kur nuk kishte “Instagam”, Dafina Zeqiri kujton me nostalgji të shkuarën

14:42 | 3 Janar 2021
Arbresh.info

Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, ka mbi 10 vite karrierë dhe që është prezente në skenën muzikore shqiptare.

Ajo vijon ende të jetë një nga artistet më në zë të muzikës dhe çdo këngë që realizon kthehet menjëherë në hit.

Ditën e sotme duket se ajo është bërë paksa nostalgjike për rrugëtimin e saj në muzikë. E si pasojë, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një video ku tregon çmimet e shumta që ka fituar ndër vite në festivale e konkurse.

Njërin prej çmimeve ajo ka treguar se e ka fituar para 14-vitesh, në kohën kur sapo kishte nisur të ngjitej në skenat e mëdha. Ajo ka publikuar edhe çmimin e parë që ka fituar në vitin 2008 në “Kënga Magjike” me këngën e saj “Bateritë”.

Dafina është shprehur e lumtur që ka pasur mundësinë të përjetojë emocione të vërteta, duke mos u shqetësuar as për klikime në Youtube dhe as për pëlqimet në rrjete sociale.

Kur nuk kishte “Instagam”, Dafina Zeqiri kujton me nostalgji të

“Mami im ruan gjithçka! 14 vite! Jam shumë e lumtur që kam përjetuar eksperiencën e vërtetë, jo instagram, jo Youtube, jo pëlqime… publiku dhe unë”, ka shkruar Dafina përkrah videove të saj.

Kur nuk kishte “Instagam”, Dafina Zeqiri kujton me nostalgji të

Kur nuk kishte “Instagam”, Dafina Zeqiri kujton me nostalgji të

Kur nuk kishte “Instagam”, Dafina Zeqiri kujton me nostalgji të

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme