Ledri Vula ishte i ftuari special në natën finale të “Big Brother VIP 3”.
Këngëtari perfomoi në skenën gjigante në spektaklit, shoqëruar me një performancë bashkë me dhjetëra modele. Në fund të këngës, moderatori Ledjon Liço ‘ngacmoi’ artistin për ndarjen e përfolur me Sara Hoxhën.
“Kur ndahesh nga gruaja, sjell 30 goca në skenë”, e pyeti moderatori, ndërkohë që Ledri u përgjigj me batutë: “Patjetër”.
Vazhdimisht në rrjetet dhe mediat sociale, është folur për një ndarje të mundshme mes çiftit, por vetë Sara dhe Ledri nuk kanë reaguar zyrtarisht. Ata janë prindër të një vajze, Poem Blu./tch
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...