Një ndihmës i Pallatit Buckingham ka pranuar se ka vjedhur medalje dhe fotografi nga rezidenca e mbretëreshës Elizabeth gjatë kohës që punonte me të. Adamo Canto, 37 vjeç, u deklarua fajtor në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster për tri akuza vjedhjeje, midis 11 nëntorit të 2019-ës dhe 7 gushtit të 2020-ës.
Policia gjeti një sasi të konsiderueshme të sendeve të vjedhura në Royal Mews, në Pallatin Buckingham. Canto do të dënohet në Southwark Crown Court në një datë të mëvonshme. Sipas gjykatës, gjatë pandemisë së Covid-19, roli i Canto-s u ndryshua për ta përfshirë më shumë në pastrim, që i ofroi atij hyrje në zyra dhe zona të tjera që më parë nuk e ka pasur.
Disa nga mallrat e vjedhura, me vlerë midis 10,000 dhe 100,000 paundë, u renditën për shitje në eBay, tha prokurori Simon Maughan. Një total prej 37 artikujsh u ofruan për shitje në eBay shumë më pak se vlera e tyre e vërtetë, ndërsa Canto fitoi 7,741 paundë. Një nga artikujt e nxjerrë në shitje ishte një album fotografik i banketit mbretëror të vizitës së Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar, me vlerë 1,500 paundë.
Canto gjithashtu mori fotografi zyrtare të nënshkruara të Dukës së Sussex dhe Dukës dhe Dukeshës së Cambridge. Rreth 77 sende u morën nga dyqani i pallatit, ndërsa të tjerat u vodhën nga vende të tilla si dollapët e stafit, dyqani i Galerisë së Mbretëreshës dhe depoja e Dukës së Jorkut. Gjykatësi e liroi Canto-n me kusht dhe paralajmëroi se ai do të përballej me një dënim të mundshëm me burg.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...