Kur dy ‘bombat’ shqiptare bëhen bashkë

13:33 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Tashmë emra të shumtë shqiptarë ia kanë mësyrë tregut ndërkombëtar, qoftë për këndim apo për modelim.

Një nga këta janë edhe modelja kosovare Vildane Zeneli e cila jeton prej vitesh në Amerikë dhe ka arritur suksese të ndryshme duke qenë imazh i disa prej firmave më me zë në botë.

Ajo është mjaft e afërt me këngëtaren Anxhelina Hadërgjonaj e cila para disa kohësh është zhvendosur në Kaliforni për të zhvilluar një karrierë në muzikë.

Vildane Zeneli dhe Anxhelina Hadergjonaj janë parë shumësh shpejt në shoqëri të njëra tjetrës.

Edhe në imazhin e fundit të postuar nga Vildanja, shihen dy bukuroshet teksa pozojnë para pasqyrës dhe nisur nga fakti që të dyja posedojnë linja ‘bombastike’, ato kanë marrë shumë komente pozitive./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme