Janë bërë të ditura detajet për blerjen e biletave për “Eurovision 2023”, i cili do të mbahet në Liverpool.
Interesi për bileta çuditërisht po pritet që do jetë i lartë.
Biletat do të dalin në shitje të martën me 7 mars. Ato do të shihen vetëm në Ticketmaster dhe njerëzit do të mund të blejnë bileta vetëm për një shfaqje.
Për tre shfaqjet, pjesëmarrësit mund të blejnë maksimum katër bileta.
Sa do të kushtojnë biletat?
Këtu është ndarja e çmimeve të biletave:
Finalja e madhe – 160-380 paund (180-428 euro)
Gjysmëfinalet – 90-290 paund (101-326 euro)
Shfaqjet paraprake – 30-280 paund (33-315 euro)
Kur do të mbahet Eurovisioni?
Finalja e madhe do të mbahet ditën e shtunë, 13 maj 2023.
Dy gjysmëfinalet do të mbahen te martën me 9 maj dhe të enjten me 11 maj.
Orari i plotë:
E hënë 8 maj – Gjysmëfinalja e parë, shfaqja e jurisë
E martë 9 maj (pasdite) – Gjysmëfinalja e parë, shfaqje familjare
E martë 9 maj (mbrëmje) – gjysmëfinalja e parë
E mërkurë 10 maj – Gjysmëfinalja e dytë, shfaqja e jurisë
E enjte 11 maj (pasdite) – Gjysmëfinalja e dytë, shfaqje familjare
E enjte 11 maj (mbrëmje) – gjysmëfinalja e dytë
E premte 12 maj – Finalja e madhe, shfaqja e jurisë
E shtunë 13 maj (pasdite) – Finalja e madhe, shfaqje familjare
E shtunë 13 maj (mbrëmje) – Finalja e madhe
Ku do të mbahet Eurovision 2023?
Shfaqja zhvillohet në Liverpool Arena , e cila ka një kapacitet maksimal prej 11,000 dhe do të transmetohet në BBC One dhe BBC iPlayer .
Kush do ta prezanton Eurovision 2023?
Ylli televiziv britanik Alesha Dixon, aktorja Hannah Waddingham dhe këngëtarja ukrainase Julia Sanina do të jenë nikoqire e Eurovision Song Contest së bashku me Graham Norton.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza