Ajo është sot një nga vajzat shqiptare më të njohura dhe sigurisht më të komentuara.
Por Aurela Hoxha nuk ka qenë gjithmonë kështu dhe famën e ka nisur ta krijojë me daljen e saj në edicionin e parë të emisionit “E Diela Shqiptare”.
Aurela ka qenë një ndër 4 vajzat që u përzgjodhën për të qenë pjesë e spektaklit dhe ka qëndruar përkrah Ardit Gjebreas. Në atë kohë zhvillohej një konkurs për të përzgjedhur velinat dhe Aurela ka arritur të bëhet pjesë e televizionit Klan.
Momenti i saj teksa intervistohej nga Arditi, është risjellë nga vetë producenti me rastin e 10-vjetorit të emisionit. Aurela shfaqet shumë ndryshe, gjithmonë elegante, me flokët e zinj dhe baluken e kthyer por edhe me atë makijazhin e rëndë dhe vetullën e hollë, karakteristike e atyre viteve.
Sot e shohim aq të kuruar në daljet publike dhe fotot që publikon, saqë duket e pamundur të mos e vendosësh në fokusin e ndërhyrjeve estetike, të cilat, pas kësaj videoje që do të shihni më poshtë, Aurela nuk mund t’i mohojë. (Video min 3:00)
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...