Pas ndarjes nga Isaac Carew, Dua Lipa nisi romancën e re me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in. Ata u panë kudo së bashku dhe u filmuan shpesh në momente intime, ndërkohë që burime pranë çiftit kanë treguar se Dua dhe Anwar kanë vendosur të bashkëjetojnë.
Dua ia ka prezatuar të dashurin familjarëve të saj dhe po ashtu ka bërë dhe Anwar. Madje, dy motrat e tij, Bella dhe Gigi, kanë simpati të madhe për këngëtaren.
Së fundmi, Gigi ka publikuar në Instastory një foto të çiftit dhe krahas saj ka shkruar: “I dua kaq shumë këta të dy”- duke treguar se shkon shumë mirë me kunatën dhe e mbështet plotësisht lidhjen e tyre.
Kujtojmë se Dua ishte e pranishme në ceremoninë e varrimit të gjyshes së Anwar-it, ku u shfaq e veshur me të zeza pranë të dashurit dhe motrave të tij.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...