Google ADS

Kujt ia dedikon çmimin “Best Balade” Samanta Karavella

09:17 | 11 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Të shtunën është përmbyllur edicioni i 19-të i festivalit “Kënga Magjike”.

Në natën finale, u ndanë çmimet në 20 kategori të ndryshme, ndërsa çmimin kryesor e mori Anxhela Peristeri, shkruan lajmi.net.

Një këngëtare që ishte në mesin e pjesëmarrësve në këtë edicion ishte edhe Samanta Karavella, e cila nga festivali nuk doli duarbosh.

Samanta mori çmimin “Best Balade” me këngën “Humbur”, këngë kjo që ishte favorite edhe për çmimin e parë.

Përmes rrjeteve sociale, Samanta ka shkruar se këtë çmim ia dedikon publikut, atyre që janë mbështetësit kryesor që ajo të jetë aty ku është.

“Balada më e mirë ? #humbur
Dedikuar për të gjithë JU❤️”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme