Kudo që shkojnë krijojnë veç telashe, pse fqinjët nuk i duan afër Meghan dhe Harry-n

15:23 | 1 Shtator 2020
Arbresh.info

Duket se telenovela më e famshme mbretërore, ajo e princit Harry dhe ish-dukeshës Meghan Markle, ka hyrë në një tjetër stad, por gjërat nuk po shkojnë aq mirë sa mund të kishin imagjinuar. Pasi arritën të largoheshin nga gjiri i familjes, duke shkaktuar një bujë të madhe jo vetëm në Pallatin e Buckingham-it, por edhe në shtypin e shkruar, i cili vazhdon akoma të rrëmojë për të ditur PSE-të e këtij vendimi, i cili shkaktoi jo pak trazira për Elizabeth dhe pjesëtarët e tjerë.

Pasi provuan disa destinacione, çifti i famshëm tashmë është vendosur në qytezën e Montecito-s, në Santa Barbarba, por kjo gjë nuk është mirëpritur nga fqinjët e tyre, të cilët janë shqetësuar shumë nga prania e kaq shumë paparacëve e helikopterëve në zonë.

Harry dhe Meghan nuk janë parë fare në publik, por prania e tyre në qytet po i inatos keq njerëzit. Por kjo histori ka edhe një anë tjetër të medaljes. Sipas TMZ, shumë vizitorë po shfaqen në qytet dhe po pyesin pronarët e dyqaneve vendas nëse i kanë parë Harry-n dhe Meghan Markle.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme