Ku e kanë dhënë puthjen e parë VIP-at shqiptarë

01:16 | 14 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Thonë se dashuria e parë nuk harrohet por edhe puthja e parë gjithashtu. Nëse ka diçka të cilën të dyja gjinitë, qoftë meshkuj qoftë femra e mbajnë mend është pikërisht eksperienca dhe personi të cilit i ke dhënë puthjen e parë.

Shumëkush e ruan si një kujtim shumë të bukur, të cilin mund ta ketë përjetuar në adoleshencë kryesisht apo edhe më herët ose më vonë. Por shumë pak persona dalin dhe e tregojnë publikisht historinë e puthjes së parë, e akoma më shumë ta përshëndesin atë publikisht nga ekrani.

Mos e besoni por disa nga personazhet e njohur të ekranit e kanë bërë këtë gjë. Në puntatën e kësaj jave të emisionit “Thumb”  disa prej tyre e kanë rrëfyer këtë moment me nostalgji madje duke treguar dhe detaje si moshën kur kanë puthur për herë të parë apo me kë e ruajnë këtë kujtim.

Isida Mollaymeri

Balerina e njohur e “Teatrit të Operas dhe Baletit” ka rrëfyer se ka qenë shumë trazovaçe kur ka qenë e vogël. Pa asnjë ndrojtje ajo është shprehur se puthjen e parë ia ka dhënë një djaloshi në lagjen ku ajo banonte.

“Puthjen e parë ia kam dhënë një djali tek lagja. Sigurisht që e mbaj mend, e kam edhe shumë shok.”,- ka thënë ajo, duke e përshëndetur nga ekrani.

Klodiana Shala

Atletia e njohur shqiptare është treguar më e rezervuar duke u shprehur se puthjen e parë ia ka dhënë ish-të dashurit të saj. Megjithatë Klodiana Shala është shprehur se vazhdon të ketë kontakte me atë person duke qenë se nuk kanë bërë asgjë të keqe për të mos folur më.

Niko Komani

Stilisti i njohur shqiptar Niko Komani jo vetëm që ka treguar për puthjen e parë me një vajzë, por edhe për herën e parë kur ka kryer marrëdhënie seksuale.

“Puthjen  kam dhënë në klasë të parë. Mbaj mend na ka gjetur zysha kujdestare dhe është bërë shumë problem atëherë. Ndërsa hera ime e parë ka qenë me një mikeshën time nga shkolla dhe ka qenë një eksperimentim më shumë. Me atë vajzën flasim, kemi kontakte.”,- shprehet në “Thumb” Niko.

Jonida Maliqi

Edhe këngëtarja Jonida Maliqi ka treguar për djalin me të cilin është puthur për herë të parë. Ajo nuk ka preferuar të zbulojë moshën por është shprehur se ai djalë njësoj si ajo ka qenë në “Qendrën Kulturore të Fëmijëve” dhe ishte balerin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme