Google ADS

Kryhet me sukses operimi i Adriana Matoshit

15:01 | 13 Mars 2024
A Z

Dy ditë më parë, aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi njoftoi se edhe një herë po nis betejën me tumorin.

Ajo bëri të ditur se është shtrirë në spital dhe do t’u nënshtrohet intervenimeve të nevojshme mjekësore.

E sot, miq të Matoshit, kanë bërë të ditur se ajo ka kaluar me sukses operimin.

“Adriana Matoshi 3 – 0 tumori. Prapë fituese loçka jonë” ka shkruar në Facebook miku i saj, Arbër Rama.

“Ju dua më shumë se ju që ma doni të keqen”, Matoshi fillon përballjen me një sëmundje të re

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme