Kryetari i Drenasit pret në takim Osmanin e “Stupcave”

20:23 | 23 Korrik 2020
A. B.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci priti në takim aktorin e njohur kosovar.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Lladrovci ka bërë të ditur se priti në takim Osman Azemin, shkruan portali arbresh.info

Madje, në atë postim ai shprehu mirënjohje për aktorët e grupit “Stupca”, të cilët i quajti kampionë në humor.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

“Sot, me kënaqësi e prita në takim Osman Azemin, pjesëtarin e grupit tim të preferuar, kampion të humorit në vendin tonë, “Stupcat”. Ky ekip i pëlqyer, po na e hijeshon jetën në liri, mbi 20 vjet.

Miqësia ime jo vetëm me Osmanin, por edhe me Vedat Bajramin, Mensur Safqiun dhe padyshim bashkëfshatarin tim, Afrim Krasniqi, është shumë e qëllimshme.

Miku im, Osmani, u “hallakat” për rregullin e disiplinën në komunën e Drenasit.

Pas takimit prodhor me Osmanin, u dakorduam se i pres “Stupcat” në Gllanasellë, sa më shpejtë që mund të vinë. Për pikë të qejfit!”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme