Sot ndërroj jetë aktorja e madhe shqiptare, Leze Qena në moshën 85 vjeçare.
Vdekja e Lezes tronditi të gjithë mëngjesin e sotëm, politikanë, aktorë e këngëtarë, kanë shkruar telegrame ngushëllimi për të.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ngushëlloi për humbjen e akores së madhe, ndërsa tha se ajo ka lënë një bagazh të pasur të krijimtarisë së saj.
Statusi i saj i plotë:
“Ikona e skenës teatrore iku. Leze Qena na la bashkë me një bagazh të pasur të krijimtarisë së saj.
Lezja jonë do të mbetet në kujtimet tona për nga interpretimi brilant në skenën teatrore e filmike dhe për buzëqeshjen e dashurinë që përqonte tek të gjithë.
Lezja do të kujtohet ndër breza, sepse shumë të tillë për më tepër se gjysmë shekulli panë dhe mësuan mjeshtërinë e aktrimit nga diva teatrale, e cila ishte e tillë jo vetëm në skenë, por edhe në jetën e përditshme!
Ikja e Lezes në skenën teatrore kosovare do ta lë bosh përherë një vend, porse nuk do ta lë kujtimin për aktoren e mirë, e mbi të gjitha njeriun e mirë!
Prehu në paqe Leze, dritë pastë shpirti yt!”.
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...