Kryeministri Kurti mbrëmë shijoi atmosferën në “Sunny Hill”

07:28 | 8 Gusht 2022
A. B.

Kryministri i vendit, Albin Kurti ka qenë prezent në natën e fundit të Festivalit “Sunny Hill”, ku edhe përmes telefonit të tij e ka incizuar atmosferën që ka mbizotëruar të dielën në “Parkun e Gërmisë”.

“Video nga telefoni i Kryeministrit në natën përmbyllëse të Sunny Hill Festival”, thuhet në postimin e Qeverisë së Kosovës në Facebook.

Këtë video Kurti e ka shpërndarë edhe në llogarinë e tij në Instagram.

Në Prishtinë është mbajtur festivali ndërkombëtar “Sunny Hill” i organizuar nga Dukagjin Lipa, yllit me famë botërore Dua Lipës.

E pos Dua Lipës për këto netë kanë performuar edhe artistë ndërkombëtarë dhe vendorë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme