Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në emisionin Ftesë në Pesë.
Ajo është shprehur se i pëlqen që të konsumojë ndonjë teke raki pasdite.
“Pimë nga një teke raki me hudhra të njoma dhe pak ullinj mbasdite, përdorim pak djathë kaçkavall. Para se ta përdorim djathin e fus në ujë të nxehtë. Deri tani kam kuptuar që jeta jonë në shtëpi ka qenë hotel. Mendoj që ka një ndikim pozitiv edhe tek fëmijët sepse nuk janë të vegjël por të rritur dhe për shkak të jetës së tyre të kufizuar kanë mungesë informacioni por ndihen edhe të tërhequr dhe kjo ka qenë e nevojshme. Me Borën flasim shumë edhe për shkak të profesioneve,”- u shpreh Kryemadhi
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...