Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, ku në qendër të vëmendjes ka qenë incidenti i ndodhur në seancën parlamentare të së hënës së shkuar.
Opozita protestoi në këtë seancë duke kundërshtuar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm dhe pjesë e tensioneve në sallën e Kuvendit ishte edhe goditja me këpucë nga kryetarja e LSI-së në drejtim të Kryeministrit, Edi Rama.
Gjatë ditës së sotme Bebe, e cila është e afërme e Monikës ka publikuar një status në rrjete sociale në të cilin shpreh mbështetjen e saj për Monikën dhe vë në pah kurajën që kanë gra si ajo për të ndryshuar atë që nuk shkon.
“Ka ende miliona gra të shtypura në mbarë botën dhe janë gra të tilla që po bëjnë ndryshime. Kjo grua është e fortë. Ajo është një nënë. Ajo është grua. Ajo është një motër. Ajo është liderja e parë femër e një partie politike në Shqipëri.
Ajo ka “thyer mykun” dhe i ka dhënë jo vetëm gratë shqiptare, por gratë anembanë botës si unë, guximin për të shkuar pas ëndrrave të mia. Duke u rritur më kanë thënë që të flas vetëm kur të më flisnin, tani flas kur kam diçka për të thënë. Faleminderit Monika Kryemadhi që je kundër rrymës,”-përfundon statusi i këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha./syri.net
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen