Ellen DeGeneres Show është për momentin në një periudhë pauze për shkak të gjendjes së shkaktuar nga koronavirusi, megjithatë Ellen është përpjekur që ta përshtatë në një format me video, intervista dhe xhirime nga shtëpia.
Së fundmi, DeGeneres paraqiti disa filmime nga shtëpia duke iu referuar vetë-izolimit dhe frikës nga pandemia, por lëshoi një koment të papërshtatshëm.
“Këtu është si të jesh në burg,” tha ajo. “Kjo sepse kam veshur të njëjtat rroba për 10 dite me radhë dhe këtu të gjithë janë gay”.
Komenti nuk u prit aspak mirë, sepse njerëzit vunë në dukje kushtet e rrezikshme në burgje. “Mijëra njerëz po vdesin nëpër burgje pa sapunët më të mirë [për të lartë duart] dhe pa mbrojtje bazike,” shkroi në Twitter Carolina Drya Framke.
“Ti as nuk e ke idenë sa shumë njerëz janë të mbyllur në qeli, të sëmurë, të frikësuar se do të jenë ata viktimat e radhës, sepse nuk mund të gjenin 1000 dollarë që të dilnin nga burgu, humbën datën për takimin në Gjykatë, sepse janë të varur, sepse ne i mbyllëm nëpër burgje,” lexohet në një postim të Lauren Hough.
Christopher Mathias tha: “Një nga shpërthimet e koronavirusit në botë po ndodh në burgun më të madh të Nju Jorkut. Doktorët e burgut e kanë cilësuar situatën si një fatkeqësi publike shëndetësore.”
Përfaqësues të Ellen ose vetë ajo nuk e kanë komentuar deklaratën.
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...
Fitimi, Sarës: Sa do kisha shanse me ty jashtë, nga 1 tek 10
Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat br...
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...