Google ADS

Kristen Stewart fejohet me të dashurën e saj Dylan Meyer

09:29 | 3 Nëntor 2021
A. B.

Aktorja e njohur amerikane, Kristen Stewart është fejuar me të dashurën e saj, skenaristen Dylan Meyer.

Ylli i kinematografisë e bëri të ditur lajmin e gëzuar gjatë intervistës për shoun e famshëm të radios, “The Howard Stern Show”, shkruan arbresh.info

“Po martohemi, kjo gjë po ndodhë. Dëshiroja shumë të më propozonin për martesë, kështu që mendoj se shumë qartë e kam shprehur atë që doja dhe ajo e realizoi këtë në mënyrë të përkryer”, ka deklaruar Stewart.

Kujtojmë se, dyshja filluan lidhjen romantike në vitin 2019 pas takimit në ndejën e një miku të përbashkët. Ato kishin arritur të krijojnë afërsi të menjëhershme me njëra-tjetrën, falë faktit se që të dyja kanë lindur dhe janë rritur në Los Angeles. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme