Aktorja e famshme, Kristen Stewart do ta luajë rolin e Lady Diana në një film të ri i cili është duke u realizuar.
Ky film do të bazohet në momentin kur Princesha vendosi të ndahet nga Princi Charles, shkruan portali , transmeton portali arbresh.info
Titulli i filmit thuhet se do ta mbajë titullin “Spencer” dhe ngjarjet janë vendosur në fillim të viteve 1990. Skenaristi i filmit flitet se do të jetë krijuesi i “Peaky Blinders”, Steven Knight, ndërsa regjisori Pablo Larrain. Filmi do të vendoset në Sandringham dhe do të flasë për momentin kur Diana kuptoi se martesa e saj nuk po funksiononte.
“Ne vendosëm të futemi në një histori për identitetin, dhe rreth asaj sesi një grua vendos të mos jetë Mbretëreshë. Ajo është një grua që, gjatë filmit, vendos dhe e kupton se dëshiron të jetë gruaja që ishte para se të takohej me Charles. Një nga aktoret më të mira sot “, tha Larrain për Deadline. /arbresh.info/
New York Times: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me rak...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...