Google ADS

‘Krimineli’ më i bukur bëhet baba

17:17 | 7 Qershor 2018
Arbresh.info

Jeremy Meeks shquhet si ‘krimineli’ më i pashëm në botë.

E dashura e tij Chloe Green ka bërë të ditur se ka lindur fëmijën e parë të saj me modelin Jeremy Meeks, shkruan lajmi net.

Po ashtu, ish i burgosuri ka konfirmuar sot lajmin, dhe që tregon se e kanë pagëzuar me Jayden Meeks-Green.

Trashëgimtarja e TopShop, ndau fotografinë e parë të Jayden në llogarinë personale në Instagram duke thënë se ndihen të lumtur.

“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë lindjen e djalit të bukur Jayden Meeks-Green. I lindur më 29 maj 2018. Nëna dhe foshnja po janë mirë”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, ish-gruaja e Meeksit, Melissa javë më parë kishte abortuar pasi 34-vjeçari e braktisi për pasaniken Chloe Green.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme