Nëse ekziston një person që mund të lexojë mes rreshtash fjalitë mashtruese të politikanëve, është Beau Willimon, krijuesi i “House of Cards”.
Njeriu që krijoi personazhin imagjinar dhe dinak të Frank Underwood ka gjetur një ngjajshmëri të errët mes tij dhe fjalimit të Presidentit Trump mbi Afganistanin, transmeton portali arbresh.info
Ai ka theksuar se fjalimi i Trump ishte një përpjekje për të tërhequr publikun nga komentet mbi ngjarjet në Charlottesville, si dhe nga vëmendja për hetimet e vazhduara mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje.
Willimoni u mor me angazhimin e ri të Trump për të dërguar më shumë trupa në Afganistan.
Në një seri të postimeve në Tëitter, ai shkroi: “Ai(Trump) dëshpërimisht dëshiron të ndryshojë subjektin dhe forcën e projektit….kjo taktikë është një standart për të. Por kjo nuk është vetëm retorikë, është jeta e mijërave ushtarëve, të urdhëruar nga një njeri që pretendon se po fyen Kim Jon-un në Twitter.”
Seriali ‘House of Cards’ përshkruan ambicien dhe dëshirën e një politikanë për të qeverisur me Shtëpinë e Bardhë. Por dëshira dhe ambicia e tij shkojnë përmes rrugës së korruptuar, vrasjeve dhe intrigave mes njerëzve që punojnë për të.
Në sezonën e fundit, kur shpalosen të gjitha afërat korruptive të tij, ai jep dorëheqje me shpresën se gruaja e tij, Claire Underëood, e zgjedhur presidente, të fal atë mbi akuzat kriminale.
Franic dhe Claire shfaqin dukshëm ambiciet dhe dëshirat për pozitë, pasi ajo nuk pranon të falë atë për të ruajtur pozitën e saj, ndërsa Francis zotohet që do ‘ta vrasë’./arbresh.info/
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...