Prime i parë i Big Brother VIP Kosova 2, ka qenë bombastik.
Nga përplasjet mes disa banorëve, e deri tek emocionet e forta që dha Edona James, nata e mbrëmshme do të mbahet mend gjatë.
Fillimisht Meti dhe Gani Gërmia kanë shpjeguar pse debatuan në oborr pak minuta para se të niste nata Prime, e më pas “përplasje” pati edhe në mes të Shqipes dhe Metit sërish.
Nata vazhdoi me Monika Salihun të cilës iu shfaq një video ku “ankohej” se Linda Halimi dhe Blero nuk janë treguar të afërt me të, ndonëse ushtrojnë të njëjtin profesion.
Gjithsesi, këta të tre u sqaruan mes vete.
“Përplasje” ka pasur edhe në mes të Santianës dhe Adrit, duke u përfshirë aty këtu edhe partnerja e tij, Iliriana.
Megjithatë, e gjithë vëmendja ishte tek Edona James.
Transgjinorja e parë shqiptare që u fut në një reality shou në trojet shqiptare, ka treguar vështirësitë e jetës e përlotur. Ajo rrëfeu momente shumë të vështira të viteve kur vendosi të ndryshonte gjininë. Por Edona mori një mesazh të fortë gjatë natës.
Asaj iu shfaq zëri i nënës në dhomën e rrëfimeve. Nëna e saj i dha përkrahje të fortë dhe i tha që të vazhdonte dhe të mos ndryshonte. Ky mesazh ka bërë që Edona të përlotej edhe më shumë, madje falënderoi produksionin për një surprizë kaq të ndjerë.
Ajo tha se fjalët e nënës do jenë forcë më e madhe për ta çuar lojën deri në fund.
Nata vazhdoi edhe me shqiptimin e dënimit nga “Vëllai i Madh” për banorët dhe i cili ishte minus 4 mijë euro.
Poashtu, “Vëllai i Madh” njoftoi Shqipen se misionin nuk e kishte përfunduar me sukses, dhe për këtë shkak u dënua me nominim.
Kjo natë ishte veç fillimi, pasi në këtë Big Brother pritet të ndodhin gjëra akoma më bombastike, mesazhe të forta, surpriza emocionuese dhe shumëçka tjetër.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist