Kosova zë vend në mediat ndërkombëtare falë Dua Lipës për paraqitjen në “Sunny Hill Festival”

21:03 | 5 Gusht 2022
L G

Këngëtarja shqiptare që tashmë ka zënë një vend të veçantë në tregun muzikor ndërkombëtar, Dua Lipa, ditën e djeshme (e enjte) ka performuar në natën e parë të “Sunny Hill”.

Ajo dhuroi një performancë të mrekullueshme në vendlindje, ndërsa interpretoi disa nga hitet e saj më të njohura.

Për performancën e saj kanë shkruar një sërë mediash prestigjioze duke e përshkruar festivalin që familja Lipa e organizojnë nga viti 2018.
Ajo ka qenë kryetemë në revistat: ‘DailyMail’, ‘Harper’s Bazaar’, ‘W Magazine’, ‘Yahoo’ etj.

Të njëjtit krahas këndimit kanë shkruar edhe për veshjen e veçantë që përzgjodhi nga marka ‘Valentino’.

LEXO EDHE

‘DailyMail’ shkruan për performancën e Dua Lipës në Prishtinë – Arbresh.info

Dua këto ditë është duke qëndruar në Prishtinë bashkë me familjen e saj, babanë Dukagjin Lipën, të ëmën Anesën, motrën Rinën dhe vëllanë e vogël, Gjinin.

Dua ditën e sotme (e premte) u nderua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës.

Kjo për gjithë promovimin që i ka bërë Kosovës përgjatë gjithë këtyre viteve. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme