Policia në Hamburg ka kryer kontrolle në një autoritet lokal dhe një kompani eventesh, pas akuzave se bileta falas të “Rolling Stones” me vlerë 10 mijë euro u janë dhënë zyrtarëve lokalë.
“Qindra zyrtarë kanë marrë bileta, pasi zyra rajonale miratoi koncertin e shtatorit”, raportuan mediet lokale.
Stafi në zyrat e qarkut verior të Hamburgut i tha “Der Spiegel” se kjo ishte një praktikë standarde.
Zyrtarët gjermanë e kanë të ndaluar të pranojnë dhurata.
“Numri i madh i zyrtarëve në koncert ka ndezur kritika”, shkruante “Der Spiegel”.
Më shumë se 80 mijë njerëz morën pjesë në koncertin e shtatorit, me disa që raportohet se kishin paguar 800 euro për biletë në tregun e zi. Hetuesit ekzaminuan kompjuterat e zyrave rajonale dhe kryen kontrolle edhe në zyrën e eventeve të kompanisë që organizoi koncertin./tch
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...