Ajo kishte vendosur të lidhte kurorë me të fejuarin e saj Alex Rodriguez këtë vit.
Por Jennifer Lopez ka zbuluar se dita e dasmës së çiftit është prekur nga pandemia e koronavirusit, gjatë emisionit Ellen DeGeneres Show të martën, në transmetim nga shtëpia.
Ylli i filmit “Hustlers”, 50 vjeç, pranoi se ata nuk kanë caktuar një datë për ditën e tyre të veçantë për shkak të pasigurisë aktuale globale në lidhje me pandeminë.
“Në fakt, ndikoi paksa, kështu që ne do të shohim se çfarë do të ndodhë tani. Sinqerisht, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë tani, sa i përket datave apo ndonjë gjëje të tillë”, u shpreh JLo.
Ellen gjithashtu e pyeti se si JLo dhe Alex po kujdesen për fëmijët e tyre që po mësojnë online. Alex ka dy vajza nga një lidhje e kaluar Natasha, 15, dhe Ella, 11, ndërsa Jennifer është nënë e binjakëve Emme dhe Maximilian, 12 vjeç.
“Unë i ndihmoj për detyrat e shtëpisë”, rrëfeu nëna e dy fëmijëve gjatë intervistës që u regjistrua jashtë shtëpisë së saj në Miami, aty po kalon ditët e karantinës./lexo/
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...