Si përgjigje ndaj pandemisë COVID-19, e bukura, mirëqenia dhe bizneset e lidhura me modën, kanë pezulluar shërbimet dhe dyqanet fizike pothuajse në mbarë botën. Grupet “rishitëse” të tilla si Sephora, Nike, Supreme, LVMH, Ralph Lauren, Chanel, H&M, L’Oreal, Tiffany&Co, etj, kanë marrë masa për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së virusit, duke u deklaruar të mbyllura zyrtarisht, si në deklaratat më poshtë…
Sephora
Sephora vendosi të mbyllë të gjitha dyqanet në Amerikën e Veirut deri në datën 3 prill. Në një status zyrtar, Sephora deklaroi punën nga shtëpia për administratën dhe “pushimin” e përkohshëm për të punësuarit në të gjitha dyqanet fizike Sephora. “Duke ndjekur hapat e cilësuara nga auteritetet e shëndetit publik, gjithashtu mendojmë se distanca sociale dhe reduktimi i takimeve në grupe të mëdha është një ndër gjërat më të rëndësishme në këtë kohë. Kjo është një përpjekje globale që garanton vijimësine e jetës dhe rikthimin në normalitet sa më shpejt”, ka shkruar kompania.
Nike
Marka e veshjeve sportive ka deklaruar mbylljen e dyqaneve në Amerikë, Kanada, Europën perëndimore, Australi dhe Zelandë të Re deri në datën 27 mars. Në statusin zyrtar të njoftimit, Nike shkruan: “ Shëndeti mbi të gjitha! Të gjithë punonjësit që po pushojnë përkohësisht do të paguhen normalisht deri në përfundim të situatës”.
Supreme
Marka “streetwear” njoftoi se përkohësisht do të mbyllen të gjitha dyqanet në New York, San Francisco, Los Angeles, Londër, Paris dhe Japoni. “Jemi mbyllur përkohësisht për të siguruar shëndetin e klientëve dhe punonjësve tanë”, ka deklaruar kompania Supreme.
LVMH
Grupi që mbledh kompanitë e luksit, do të përdorë të gjitha fabrikat e prodhimit të produkteve kozmetike dhe parfumeve, për të prodhuar xhel dezinfektant të cilët do t’i jepen falas autoriteteve shëndetësore në Francë. “Nëpërmjet kësaj iniciative, LVMH ka për qëllim të ndihmojë në ndalimin e përhapjes së virusit, duke u dhënë mundësinë njerëzve të mbrojnë veten e tyre dhe ata që i rrethojnë”.
Ralph Lauren
Ceo i kompanisë Patrice Louvet, deklaroi se të gjitha dyqanet Ralph Lauren në Amerikën e Veriut do të qëndrojnë të mbyllura deri në datën 1 prill. “Prioriteti ynë kryesor është shëndeti dhe mirëqenia e klientëve dhe punonjësve tanë, do të jemi gjatë gjithë kohës në kontakt me ekspertët mjekësorë që data e rikthimit të jetë në kohën e duhur për të gjithë. Të gjithë punonjësit do të paguhen normalisht edhe në kohën kur do të “pushojnë” përkohësisht”, ka përfunduar komunikimi zyrtar i kompanisë.
Chanel
Për mbrojtjen dhe garantimin e shëndetit të blerësve dhe punonjësve, Chanel ka njoftuar mbylljen e të gjitha dyqaneve në Amerikë për dy javët e ardhshme.
H&M
Gjigandi i “modës së shpejtë” ka njoftuar ditën e martë se do të mbyllë të gjitha dyqanet deri në datën 2 prill. Në një njoftim zyrtar marka ka shpjeguar si vijon: “ Në dy javët e ardhshme, për shkak të kësaj krize shëndetësore, do të na duhet të mbyllim përkohësisht dyqanet tona, për të evituar shpërndarjen e virusit, veshjet dhe aksesorët H&M do të mund t’i blini vetëm online.
L’Oreal
Kompania L’Oreal do të zbatojë gjithashtu, programin e prodhimit të xhelëve dezinfektant në sasi të mëdha, për t’i shpërndarë në Europë. “Në këtë situatë krize, është përgjegjësia jonë të kontribuojmë në të gjitha format e mundshme për të luftuar pandeminë dhe për t’u rikthyer sa më shpejt në normalitet”, ka njoftuar Jean-Paul Agon, Ceo i kompanisë.
Tiffany & Co.
Tiffany & Co. ka njoftuar se ka mbyllur të gjitha dyqanet në Amerikë dhe Kanada deri në fund të marsit.
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...